about

Për Ne

Kompania AbiMobel ёshtё kompani prodhuese qё merret me prodhimin dhe tregёtimin e mobiljeve kualitative dhe me dizajne te ndryshme pёr shtёpite tuaja. Fillimisht si njё biznes i vogel privat, mirёpo me rritjen e veprimtarisё dhe rritjen e numrit tё punёtoreve dhe me ndryshime te vazhdueshme kjo ka arritur tё bёhet njё ndёr ndёrmarjet mё tё njohura dhe mё tё sukseshme qё merren me prodhimin e mobiljeve nё vendin tonё. Ajo posedon fabrikёn prodhuese qё gjendet ne autostraden Tetovё-Gostivar dhe dy pika tё shitjes nё Tetovё. Kjo ndёrmarrje me punёn e saj shumёvjecare ka bёrё qё t’ia arrijё qellimit dhe tё fitoj besimin e konsumatorёve duke i shёrbyer ata me profesionalizёm dhe me produkte te kualitetit te lartё. Qёllimet e ndёrmarjes janё qё tё zgjёroj kapacitetin prodhues,tё mbizotrojё me pjesёn mё tё madhe tё tregut,tё realizoj sa mё shumё shitje - konkretisht tё risё fitimin, tё kёnaq nevojat e klientёve dhe tё ofrojё nё kohё prodhime. Abi Mobel ka disa pёrparsi tё vecanta qё e bёjne atё njё ndёr kompanit mё tё njohura nё vendin tonё: pёrdor njё teknologji tё zhvilluar, ka relacione tё mira me furnizuesit, shpejtesi nё plotesimin e kёrkesave tё konsumatorёve, disponon ambiente te bollshme pёr deponimin e prodhimeve te gatshme dhe lёndёs sё parё me te gjitha kushtet dhe sigurinё teknike, menaxhimi i kompanisё realizohet nga njё staf i kualifikuar i pёrkushtuar dhe i motivuar.

Produktet tona

Me rritjen e numrit te klientёve automatikisht u rit edhe numri i produkteve qё kjo kompani i ofron pёr ata.Tani ju mundёsohet njё spektёr i gjёrё shёrbimesh pёr tё gjitha llojet e kёrkesave tё klientёve qoftё pёr mobelimin e shtёpive,banesave,por edhe pёr qёllime afariste qoftё zyra apo korporata. Ofron njё gamё tё gjёre prodhimesh dhe nё linja tё ndryshme:luksoze,modern,klasike dhe ekonomike.Abi Mobel ofron kёto lloje tё produkteve:Kuzhina,Garnitura,Dhoma fjetje,Tavolina buke,Fotele,TV komod,Komoda tё ndryshme,Regalla sipas porosisё,Dhoma pёr fёmijё,Tavolina mesi,Tavolina pёr kompjuter etj

Cilesia

Kur vendosni te mobiloni shtëpine tuaj atëhere ajo qe duhet te jetë primare në zgjedhjen tuaj ёshtё cilësia dhe qëndrueshmëria e produktit që bleni.Materialet të cilat perdoren ne produktet tona janë ekzaktësisht të njejta me ato që përdoren edhe në prodhimet më eksklusive botërore.Te gjitha produktet tona prodhohen nga materiale tё testuara pёr rezistencë ndaj kushteve te ndryshuara tё ambientit ,cka ofron siguri per qëndrueshmeri ndaj lagështise, nxehtësisë, të ftohtit etj.Abimobel ofron 100% garancion për të gjitha produktet e blera nga ajo, duke mundësuar riparimin apo edhe ndërrimin e plotë të mallit nëse është e nevojshme. Te gjitha shpenzimet e servisimit dhe transportit mbulohen nga Abi Mobel.

Misioni

Tё jetё kompani me prestigjioze nё fushёn e mobilimit duke i ofruar klientit njё shёrbim ekskluziv nё mobilimin e mbrendshёm,dizajn unik,cilёsi tё pakrahasueshme,dhe njё cmim ekonomik.Por mё e rёndёsishmja ёshtё qё tё ruaj dhe tё ris besueshmёrinё e klientit pёr punёn qё bёjmё. Duke u bazuar se besueshmёria nvaret nga cilёsia jonё, stafi pununues i ndёrmarjes Abi Mobel ёshtё i angazhuar maksimalisht dhe ju garanton njё cilёsi tё lartё.